 |
|
Arkeologjia
-Periudha Parahistorike
Treva e Beratit, përfaqëson shkencërisht kulturën
para ilire dhe ilire, e cila lulëzoi duke i rezistuar
kulturave Greko Romane.
Kjo kulturë, përfaqësohet aktualisht me shpellën
e Katundasit ( I ), me 12 vendbanimet e fortifikuara antiko
dhe mesjetare si dhe me rreth 300 qendra dhe pika arkeologjike.
Ky material është i evidentuar skeduar dhe i vendosur
në artën arkeologjike.
Në bazë të vëzhgimeve del se, paraardhësit
tanë vendbanimet, ndërtimet dhe qendrat e tyre,
i vendosnin në bazë të një “ndjesie”
shkencore.
Ndërsa, në lidhje me strukturën, vendbanimet
e fortifikuara janë vendosur kryesisht në brezin
antiklinar të Beratit si dhe atë të Tomorit.
Ky brez, përbëhet nga vargje me shtrirje 310 gradë
me 130 gradë në pjesën jugore dhe në drejtim
të veriut kalojnë në ozimute 340 gradë
me 170 gradë dhe në këtë shtrirje, të
gjitha fortifikimet formojnë një lakim të lehtë.
Interesant është fakti i vendosjes së vendbanimeve
të fortifikuara, urave dhe të ndërtimeve të
tjera.
Paraardhësit tanë, me sa duket, i njihnin mirë
konstruksionet tokësore. Ata e dinin mirë ku ishin
shtresat gëlqerore (karbonatet) dhe ishin të sigurtë
se do të gjenin vedbanime shpellore (shpella e Katundasit)
dhe më vonë, në këto formacione, do të
ndërtonin vendbanime të fortifikuara si ai i Beratit
( 3 ), kalaja e Mbolanit ( 4 ), kalaja e Goricës, gjithashtu
njihnin depozitimet flishore të Oligocenit, ku mungojnë
vendbanimet shpellore, por janë të hapura si ai
i Kozares, Perondisë, Lapardhasë, Bilçës
etj.
Duke dashur të futemi në thellësitë e
mijëvjeçarëve, po e hedhim pak dritë
mbi gjurmët e para jetësore-njerëzore të
kësaj treve.
Në vitin 1979 u zbulua shpella e Shahinovës pranë
Urës Vajgurore ( 5 ). Në krah të kësaj
shpelle, u gjendën disa trupa dhe pjesë trupash
të fosilizuara ( shih foton nr.1 ). Sipas mendimit tim,
kishin të bënin me gjurmët e para të fillesës
së shoqërisë njerëzore, e cila afërsisht
datohet në moshën e kuaternarit.
Duke qënë se një fragment eshtre i fosilizuar
është ruajtur, duke i bërë analizat me
metodat bashkëkohore, mund të përcaktojmë
saktësisht datën. Por ajo që flet për
një jetë të organizuar në bashkësi
është shpella e Katundasit.
Kjo shpellë, e zbuluar në vitin 1980 u ezaurua gjatë
gërmimeve arkeologjike në vitin 1986 nën drejtimin
e Myzafer Korkutit ( 6 ). Gjatë gërmimeve doli një
materjal i bollshëm arkeologjik ( shih objektet nr.2
) dhe në bazë të studimit të tyre doli
se kjo shpellë është e banuar që nga Neoliti
I hershëm dhe në vazhdimsi, deri në mesjetën
e mesme. Me shumë interes ishin edhe zbulimet në
nekropolin pranë kësaj shpelle ( shih objektet nr.
3 ) ku dolën shumë objekte qeramike që datoheshin
në shekullin e IX p.e.r.
Duke pasur parasysh kronologjinë kohore, po në fshatin
Salcë Kozare ( 7 ), një vend krejtësisht fushor,
i hapur janë gjetur disa objekte në qeramikë
e bronz që shpëtuan nga një masakër vandaliste
( shih figurat nr. 4 ). Eshtë fjala për ndërtimin
e një rezervuari për ujë të pishëm
mbi një varrezë të periudhës së hekurit
të mesëm. Më e keqja është se, me
dhjetra objekte u thyhen dhe me zi gjetëm pak objekte
dhe një majë heshte të gjerë prej bronzi
shumë interesante, ndoshta dhe e vaçantë.
Po të njëjtin fat patën edhe objektet e të
njëjtës kohë, të gjetura afër Uznovës,
në themelet e ish zyrave të uzinës së
baterive ( shih figureën nr.5 ), si dhe dy shtiza prej
bronzi për thurje liri, të gjetura në Bilçë
së bashku me disa kafka ( 8 ).
1. P. Belli, S. Strova: Iliria nr.1 1983
2. H. Shehu: Gjologjia në Shqipëri – temë
doktorature
3. H. Spahiu: Libri “Berati antiko – mesjetar”
1990
4. S. Starova: Kalaja e Mbolanit Iliria nr. 1 1988 faqe 167
- 169
5. S. Starova: Shpella e Shahinovës – gazeta Bashkimi
1981
6. S. Starova: Ekspedita arkeologjike në shpellën
e Katundasit gazeta Kushtrimi 16.8.86
7. S. Starova: Objekte arkeologjike të Salcë Kozare
gazette Kushtrimi 9.8.90
8. A. Dhima: Iliria nr. 1 1988 faqe 188 – 189
Duke pasur si qëllim ezaurimin e trevës
së Beratit është mbledhur një dokumentacion
i shkruar, si dhe shumë objekte arkeologjike. Në
bazë të studimit të tyre dhe punës konkrete
në terren del se, në këtë trevë ka
shumë vendbanime shpellore, vendbanime të fortifikuara
si dhe të hapura. Në këtë kontekst, në
këtë trevë janë zbuluar 6 shpella, 12
vendbanime të fortifikuara dhe rreth 300 qendra dhe pika
arkeologjike. Vendbanime shpellore gjenden në karbohidratet
e Katundasit, të Tomorit, të Shpiragut si dhe pranë
gurorës së Urës vajgurore ( 9 ).
Përsa i pëket vendbanimeve të fortifikuara
është bërë një dokumentacion i saktë
shkencor ku, disa prej tyre u është bërë
planimetria. Kryesisht këto vendbanime janë antike
( shih C.D. ku janë planimetritë dhe fotot).
Kalatë kryesore të kësaj treve janë: Kalaja
e Beratit, e Biftës, e Goricës, e Mbjeshovës,
e Dimalit, e Balibardhës, e Tomorit, e Mbolanit, e Vokopolës,
e Peshtanit, e Temanit dhe e Velabishtit. Në kalatë
e Beratit, e Dimalit, e Mbolanit dhe Goricës janë
bërë gërmime arkeologjike.
Siç u citua edhe më sipër në këtë
trevë janë evidentuar rreth 300 qendra dhe pika
arkeologjike
9. S. Starova: Shpellat e Beratit gazeta Bashkimi 3.6. 1984
QENDRAT DHE PIKAT ARKEOLOGJIKE TE TREVES SE BERATIT
Zona Fshati Toponomi Objekti Sipëfaqja Koha
Katundas Shpella e Xherxhiles Prehistorike 250 m2 Neoliti
i hershëm
- II - Shpella e Ariut - II - 140 m2 Neoliti i vonë
- II - Varresa e Bregut Hekur 70 m2 Sh.IX p. Kr
Paftal Shpella e Dragoit Parahistorik 140 m2 Neoliti i vonë
?
Bilç Varre pranë përroit Varrezë e Hekurit
30 m2 Sh. IX p. Kr
Tomor Tomor Shpella e Ulkonjës Shpell Prejhistorike Rreth
100m2 Neoliti i vonë
Çiflik-Salç Te Çuka Varrezë e Hekurit
80 m2 Sh. IX p. Kr
UrëVajgurore Te Gurorja Fosile 20 m2 Kuaternar
Theksojmë se, në tabelën e mësipërme
janë të evidentuara vetëm një pjesë
e qendrave dhe pikave kryesore të rrethit të Beratit,
duke mos u futur në rrethin e Kuçovës dhe
të Skraparit. Ky fakt duket më së miri në
hartën arkeologjike qe po ia shoqërojmë këtij
shkrimi ( shih figurën harta arkeologjike e Beratit ).
Kjo tabelë do të bëhet më interesante,
do të marri gojë dhe do të flasi në- përmjet
shkrimeve të mëvonëshve. Në këto
shkrime, bazë objekteve arkeologjike si dhe dokumenteve
të shkruara, do të hidhet dritë që nga
thedhësitë e shekujve.
Në këtë kontekst, në shkrimin tim në
vazhdimsi, do të arsyetoja në lidhje me emërtesën
e kalasë së Beratit. Më thjeshtë: A indentifikohet
Antipatrea me kalanë e Beratit?
Në pa mundësi për tu gjykuar në bazë
të gjetjeve arkeologjike, si në rastin e Dimalit
të kësaj treve, detyrohemi të shfrytëzojmë
dokumentat e shkruara.
Filimisht po i referohem Pr.Hasan Cekës i cili e ka kundërshtuar
këtë emërtesë. Ai shkruan: “…ta
kërkojmë në rrethinat e Bilishtit ose diku
në pjesën lindore të rrethit të Korçës
( 10 ). ( Eshtë fjala për Antipatrean ).
Për të vetëtuar këtë faktë ai
shfrytëzon kronikanët antik, kryesisht Livin dhe
Polibin si dhe marëveshjen e Hanibalit me Filipin e V
në vitin 215 p.Kr. si dhe Prokonsullit P. Semproni po
me Filipin e V në vitin 205 p.Kr.
Të arsyetojmë në lidhje me thënien e Tit
Livit: “Në atë kohë konsulli kishte lëmin
e tij midis Apollonisë dhe Durrahut, pranë lumit
Aps. Këtu thrri legatin e tij Luc Apustin dhe e dërgoi
me një pjesë të ushtrisë për të
shkatërruar tokat e armikut. Apustini, pasi shkatëroi
kufirin e Maqedonisë poshtoi me sulmin e parë kështjellat
e Koragut, e Gertunit dhe Orgerit dhe arriti në Antipatrea,
qytet që ndodhej në nj] grykë të ngushtë“
( 11 ). Ta analizojmë këtë dokument: - Pozicioni
i ushtrisë Romake ka qënë midis Apollonis dhe
Durrahut, pranë lumit Aps.
Në këto kushte të pozicionimit të saj
duhet të kemi parasysh rrugën që do të
ndiqte kjo ushtri për të arritu në Atipatrea.
Ushtria do të kalonte nëpërmjet luginës
së Shkumbinit apo asai të Semanit për të
kaluar në pellgun lindor të Korçës sipas
H. Cekës?!
Del qart se për të shkuar drejtë Antipatresë
do të duhet të përballesh me shumë kështjella
dhe duhet të bëhej një lëvizje e gjithë
ushtrisë për tu future kaq në thellësi
duke e shkëputur këtë pjesë të ushtrisë
nga lëmi i Konsullit. Ndërsa në variantin e
Antipatreas e identifikuar me Beratin mundësia e dërgimit
të një pjese të ushtrisë me legatin Luc
Apustin, përtej Semanit nuk lejonte shkëputje apo
vakum midis shtabit ose lëmit të Konsullit ku ishte
gjithë ushtria.
Pra, e thënë saktë, nuk ka asnjë dhogjik
ushtarake për sulme në thellësi pa pushtuar
njëre pas tjetrës të ghjitha kështjellat.
Duhet të kemi parasysh se në ato vite Maqedonia
ishte zgjeruar shumë dhe pretendonte të dilte në
det. Për këtë fakt flet edhe marrëveshja
midia Hanibalit të Kartagjenës dhe Filipit të
V në vitin 215 p.Kr. Në këtë marëveshje
shkruhet për të mos lënë Romakët
të bëhen “sotër as të Kërkurës,
as të Apollonisë dhe Epidamit, as të Farit,
as të Dimalit”. Pra, kuptohet se këto territore
do të ishin nën zotërimin Maqedonas.
Po ashtu, Livi shkruan: “…mbretit i erdhi lajmi
se Romakët me Prokonsullin Sempronin në krye kishin
ardhur në Durrah se Parthianët dhe fiset e tjera
kufitare duke shpresuar në ndryshimin e gjëndjes
ishin ngritur e se Dimali është rrethuar”
(12). Ndërsa, për kushtet e paqes midis Filipit
dhe Sompronit shkruan “se Dimali, Barguli dhe Eugeni
janë të Romakëve, ndërsa Atinaninë
ua linte Maqedonasve”.
10. H. Ceka Iliria nr.1 f.20 viti 1984
11. T.Livi libri XXXI nr. 27
12. T. Livi libri XXIX nr. 12.33
Nga këto dy dokumenta del së pari pozicioni i parthianëve
në kufi me Durrahun, dhe së dyti, Romakët gradualisht
po futeshin në territoret e pushtuara nga Maqedonasit duke
i marë Dimalin, që tashmë është i identifikuar
me kalanë e Kratinës.
Bargulin dhe Eugenin, të cilat deri tani janë të
pa identifikuara, por që kanë qënë pranë
ose në vijë të drejtë me Dimalin( 13 ).
Ky është kufiri midis Romakëve dhe Maqedonësve
para vitit 200 p. Kr. Ky argument mbi këtë vijë
kufitare është në shëribim të ngjarjeve
të vitit 200 p. Kr., ku një pjesë e ushtrisë
Romake u drejtua drejt Antipatreas përtej këtij kufiri
ose lumit Aps (Seman).
Në mbeshtetje të tezës se Antipatrea e identifikuar
me Beratin i referohemi Pr. A. Baldaci. Baldaci i referohet
dokumentave të autorëve Romakë të botuar
në librin “Lufta civile III-II”. Ai shkruan:
“Çezari, me të zbarkuar Acroceraun, kishte
dërguar në mes të ditës legjionet e tij
në Durrës që ndodhej në duart e Pompeut,
i cili e kishte bërë vend armatimi dhe portin e tij
të luftës, veç funksionit që ai kishte
si qendër furnizimi. Ai ishte në thedhësi kur
i erdhi lajmi i avancimit të ushtrive armike.
Objektivi i tij kryesor ishte që të bëhej zotëruesi
i rrugës Egnatja. …Pompeu vazhdoi marshimin përmbi
Durrës për në Pikin ( Klodiana ), ku rruga ndahej
në dy drejtime: njëra kalonte sipër Apollonisë
prej nga po vinte Çezari dhe tjetra të çonte
në Durrës, i cili ishte destinacioni i Pompeut dhe
i ushtrisë së tij të fortë. Kur Çezari
(i cili ishte i detyruar të zvogëlonte numrin e ushtrisë
së tij duke lënë garnizone nga pak e në
çdo vend të nënshtruar ndaj autoritetit të
armikut dhe tani e rifituar përsëri prej tij) e kuptoi
se tani nuk mund t’i binte armikut shumë më
të fortë se ai, u kthye me të shpejtë matanë
lumit Apsus për të mbrojtur krahun e tij të djathtë
dhe e pa të domosdoshme që të linte roje të
shumtë përgjatë vijës së lumit deri
në Antipatrea ose Berat, pa përmendur këtu që
një grushtë ushtarësh të Pompeut mund të
mernin me lehtësi krahët duke iu shfaqur befasisht
nga Dushku e duke iu afruar nga ana e Skampës ose Albanopolosit
( Elbasanit ) nëpër luginën e Devollit”
( 14 ).
Nga dokumenti i mësipërm del së pari se Antipatrea
ka qënë afër Apollonisë e Durrësit,
sepse Çezari manevroi në krahë dhe afër
Pompeut duke kaluar “ matanë lumit Apsus, për
të mbrojtur krahun e tij të djathtë dhe e pa
të domosdoshe që të linte roje të shumta
deri në Antipatrea”. Së dyti Çezari i
ruhesh një sulmi që mund ti vinte nga Elbasani nëpërmjet
luginës së Devollit e cila bashkohet me Osumin dhe
formon Semanin në vijë e të cilit ishte vendosur
ushtria e Çezarit.
Ta vazhdojmë diskutimin me një fakt që na e jep
Polibi: “Skandilajdi kishte bërë për vehte
qytetet e Desaratisë, Antipatrean, Kupsandionën,Gertundin.
Përveç këtyre ai kishte kryer sulme edhe kundër
një pjese të madhe të Maqedonisë, që
është në kufi të këtyre qyteteve. Filipi
u nis me shpejtësi dhe ripushtoi qytetet që përmendëm
më sipër …” Në këtë dokument
flitet se Antipatrea është një qytet i desaratëve
në kufi me Maqedoninë. Këtu duhet të kemi
parasysh që dokumentet t’i shikojmë në
kohë, ku kufijtë lëviznin në varësi
të luftrave dhe rezultateve të tyre. Bëhet fjalë
për atë moment historik ku Maqedonia me Filipin e
V në krye synonte Adriatikun dhe nuk është fjala
për Maqedoninë autentike që ishte para dhe pas
këtyre luftrave. Në këtë kontekst, Berati
ishte i pushtuar nga Maqedonia para vitit 200 p. Kr., nga të
cilët ka marrë edhe emrin Antipatrea. Një argument
tjetër është numri i madh i kështjellave,
kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të
Antipatreas.
Sipas Wissovës për Kodrionin ( Codrio-quan Tetit Livi
një qytet të fortë në Ilirinë jugore
në afërsi të Antipatreas e cila në vitin
200 ( është fjala p. Kr.) u zaptua prej L. Apusttiusi,
Legatit, Konsullit, Sulpicius Galbas” (15 ).
Në vazhdim të këtij informacioni del se përreth
Antipatreas ishin disa kështjella Desare, Perthiane e madje
Taulante. Antipatrea ishte e vendosur në ekstremin veri-perëndimor
të Desarisë.
13. B. Dautaj: Iliria nr.2 f. 135-151 viti 1972
14. A. Baldaci: “Berati e il Tomor” f. 20-21 Romë
1914
15. G. Wissova-E.Metzier Stutgart 1900 vëll. IV f.183
Kështjellat në fjalë quhen Koragu, Orgesi, Gerunti,
Kodrioni, Vidhani, Knido, Labora, Peshtan , Baliba, Patri ,Timorin
etje.
Duke u njohur me këto kështjella, mundemi që
disa prej tyre t’i identifikojmë me morinë e
kështjellave që janë xbuluar deri tani në
trevën e Beratit. Kështu, Perikli Ikonomi ka shkruar
në gazetën “Drita” një artikull me
titull: “ një tjetër skulpture nga të Tomorit
i dërgohet Muzeut Kombëtar ( 16 )”; ku shkruan:
“Kjo statujë që përfaqëson një
grua me trup lakuriq, shtrirë si për në gjumë
me kryet si mbi jastëk, mundë të jetë edhe
një perëndesh. Mbi statujën është një
mbishkrim. Ajo është gjetur në kalanë e
Vidhamit-rrëzë Tomorit …”.
Pra, emri i lështjellës së Vidhamit u identifikua
në rrëzë të Tomorit.
Po ashtu, Baldaci duke folur për malin e Tomorit dhe emrin
e tij shkruan: “Tomori ndoshta derivat i Tomorus, Tmarus
( 17 ).
Po ti referohemi Tit Livit për Kodrionin: “Codrio
është një qytet i fortë në Ilirinë
e jugut në afërsi të Antipatreas”, mundet
ta ballafaqojmë me dy kështjella në afërsi
të Antipatreas ( tashmë sipas arsyetimit e identifikuar
me Beratin).
Këto janë: kështjella e Biftës që ndodhet
në veri të saj dhe e vendosur në një kodër
sipër Antipatreas, në një pozicion të tillë
mbrojtës se po qe se bie ajo, vendoset dhe fati i Antipatreas.
Sipas mendimit tim, kështjella e Codrios mundet të
ketë qënë vendosur mbi këtë kodër
në afërsi të Antipatreas. Ndërsa, në
lidhje me kështjellën në perëndim të
Antipatreas dhe që ndahet nga lugina e lumit, e cila edhe
kjo është në afërsi të Antipatreas
dhe mbi lartësin e saj, është një mundësi
e rezervuar Codrio, për faktin që rënia e kësaj
kështjelle ( që sot nihet me emrin kalaja e Goricës
të cilën e ndan nga kalaja e Beratit,kanjoni i Osumit
), nuk do të çonte në dorëzimin e menjëhershëmtë
Antipatreas sikundër ndodh me rënien e kalasë
së Biftës. Në bazë të këtyre gjykimeve
dhe zbulimeve të 12 kalave në trevën në
fjalë, vazhdojmë të arsyetojmë në lidhje
me identifikimin e Antipatreas me Beratin. Në vazhdim të
këtij arsyetimi le t’i referohemi studiuesit A. Baué
i cili ka shkruar edhe për kështjellat e Beratit (
18 ), por me disa pasaktësi…
Ndërsa Leak ( 19 ) dhe Kiepert ( 20 ) janë më
të saktë.
Sipas tyre: “Kështjella e Beratit është
mbeturina e qytetit antik Romak. Në këto vise të
Shqipërisë Rimakët deri në fillim të
luftrave Ilire, kishin ndërtuar gati kudo mbi majat e kodrave
që dominonin mbi lugina, të tilla fortesa të
vogla apo të mëdha sipas rëndësisë
strategjike të vendit”. Ndërsa Patiç,
në botimin e tij Antipatrea in medivalo (21) duke folur
për mesjetën, hedh mendimin se Berati në antikitet
quhet Antipatrea.
K. Petchi është i pari që ka shkruar për
Beratin ( 22 ). Ndërsa, autori i fundit deri në tëto
momente është N. Ceka, me librin e tij Ilirët.
Sipas N. Cekës, në lidhje me emërtesën e
Beratit shkruhet: “…kështu dolën në
skenën politike Parthianët të cilët kishin
kryeqëndrën Parthën, që mund të identifikohet
me Beratin” ( 23 ). Në bazë të këtij
arsyetimi, ku Berati futet tek Parthianët, kryeqëndra
e këtij fisi do të ishte një qytet i mirëfilltë
strategjik e kulturor. Këto kushte i plotësonte shumë
më mirë qyteti antik i Dimalit?!
Punimet arkeologjike që do të bëhen në të
ardhmen do të ezaurojnë dhe do hedhin dritë jo
vetëm për kalanë e Beratit, por edhe të
kështjallave të tjera të kësaj treve, të
cilat presin emërtesën e tyre…
16. P. Ikonomi: “Drita” v.2 nr.426 dt. 20.4 1938
17. A. Baldaci: “Berati e il Tomor” f.9 Romë
1914
18. A. Baué: Recueil d’itineraries dans la Turquie
d’Europe details geographiques, II, page 28, Viene 1854
19. Leak: Travels in Northen Greece, page 361 eseguenti. Cfr.
Forbriger, Hanbuch der ellen Geogrephiex, III peg. 365
20. Kiepert: “Formes orbis antiqui, XVII
21. G. Patiç: Antipatrea in medievalo lec. Cit. pag.
131 Sarajevë 1895
22. K. Petch: Des sodschah Berat in Albanien Vien 1904 v. 190
23. N. Ceka: Ilirët v 2001 f. 105ë106 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|