Muzeumet Kombetar Berat Muzeu Ikonografik Onufri Muzeu Etnografik Arkeologjia English Shqip  
 
   
 

Muzeumet Kombetare Berat - Arkeologjia - Periudha Parahistorike

Treva e Beratit, përfaqëson shkencërisht kulturën para ilire dhe ilire, e cila lulëzoi duke i rezistuar kulturave Greko Romane.
Kjo kulturë, përfaqësohet aktualisht me shpellën e Katundasit ( I ), me 12 vendbanimet e fortifikuara antiko dhe mesjetare si dhe me rreth 300 qendra dhe pika arkeologjike. Ky material është i evidentuar skeduar dhe i vendosur në artën arkeologjike.

Në bazë të vëzhgimeve del se, paraardhësit tanë vendbanimet, ndërtimet dhe qendrat e tyre, i vendosnin në bazë të një “ndjesie” shkencore.
Ndërsa, në lidhje me strukturën, vendbanimet e fortifikuara janë vendosur kryesisht në brezin antiklinar të Beratit si dhe atë të Tomorit. Ky brez, përbëhet nga vargje me shtrirje 310 gradë me 130 gradë në pjesën jugore dhe në drejtim të veriut kalojnë në ozimute 340 gradë me 170 gradë dhe në këtë shtrirje, të gjitha fortifikimet formojnë një lakim të lehtë.
Interesant është fakti i vendosjes së vendbanimeve të fortifikuara, urave dhe të ndërtimeve të tjera.
Paraardhësit tanë, me sa duket, i njihnin mirë konstruksionet tokësore. Ata e dinin mirë ku ishin shtresat gëlqerore (karbonatet) dhe ishin të sigurtë se do të gjenin vedbanime shpellore (shpella e Katundasit) dhe më vonë, në këto formacione, do të ndërtonin vendbanime të fortifikuara si ai i Beratit ( 3 ), kalaja e Mbolanit ( 4 ), kalaja e Goricës, gjithashtu njihnin depozitimet flishore të Oligocenit, ku mungojnë vendbanimet shpellore, por janë të hapura si ai i Kozares, Perondisë, Lapardhasë, Bilçës etj.
Duke dashur të futemi në thellësitë e mijëvjeçarëve, po e hedhim pak dritë mbi gjurmët e para jetësore-njerëzore të kësaj treve.
Në vitin 1979 u zbulua shpella e Shahinovës pranë Urës Vajgurore ( 5 ). Në krah të kësaj shpelle, u gjendën disa trupa dhe pjesë trupash të fosilizuara ( shih foton nr.1 ). Sipas mendimit tim, kishin të bënin me gjurmët e para të fillesës së shoqërisë njerëzore, e cila afërsisht datohet në moshën e kuaternarit.
Duke qënë se një fragment eshtre i fosilizuar është ruajtur, duke i bërë analizat me metodat bashkëkohore, mund të përcaktojmë saktësisht datën. Por ajo që flet për një jetë të organizuar në bashkësi është shpella e Katundasit.
Kjo shpellë, e zbuluar në vitin 1980 u ezaurua gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 1986 nën drejtimin e Myzafer Korkutit ( 6 ). Gjatë gërmimeve doli një materjal i bollshëm arkeologjik ( shih objektet nr.2 ) dhe në bazë të studimit të tyre doli se kjo shpellë është e banuar që nga Neoliti I hershëm dhe në vazhdimsi, deri në mesjetën e mesme. Me shumë interes ishin edhe zbulimet në nekropolin pranë kësaj shpelle ( shih objektet nr. 3 ) ku dolën shumë objekte qeramike që datoheshin në shekullin e IX p.e.r.
Duke pasur parasysh kronologjinë kohore, po në fshatin Salcë Kozare ( 7 ), një vend krejtësisht fushor, i hapur janë gjetur disa objekte në qeramikë e bronz që shpëtuan nga një masakër vandaliste ( shih figurat nr. 4 ). Eshtë fjala për ndërtimin e një rezervuari për ujë të pishëm mbi një varrezë të periudhës së hekurit të mesëm. Më e keqja është se, me dhjetra objekte u thyhen dhe me zi gjetëm pak objekte dhe një majë heshte të gjerë prej bronzi shumë interesante, ndoshta dhe e vaçantë. Po të njëjtin fat patën edhe objektet e të njëjtës kohë, të gjetura afër Uznovës, në themelet e ish zyrave të uzinës së baterive ( shih figureën nr.5 ), si dhe dy shtiza prej bronzi për thurje liri, të gjetura në Bilçë së bashku me disa kafka ( 8 ).

Duke pasur si qëllim ezaurimin e trevës së Beratit është mbledhur një dokumentacion i shkruar, si dhe shumë objekte arkeologjike. Në bazë të studimit të tyre dhe punës konkrete në terren del se, në këtë trevë ka shumë vendbanime shpellore, vendbanime të fortifikuara si dhe të hapura. Në këtë kontekst, në këtë trevë janë zbuluar 6 shpella, 12 vendbanime të fortifikuara dhe rreth 300 qendra dhe pika arkeologjike. Vendbanime shpellore gjenden në karbohidratet e Katundasit, të Tomorit, të Shpiragut si dhe pranë gurorës së Urës vajgurore ( 9 ).

QENDRAT DHE PIKAT PARAHISTORIKE TE TREVES SE BERATIT

Zona Fshati Toponomi Objekti Sipëfaqja Koha

Katundas Shpella e Xherxhiles Parahistorike 250 m2 Neoliti i hershëm
.................Shpella e Ariut ........................... 140 m2 Neoliti i vonë
.................Varresa e Bregut       Hekur         70 m2 Sh.IX p. Kr

Paftal       Shpella e Dragoit Parahistorike 140 m2 Neoliti i vonë ?

Bilç           Varre pranë përroit Varrezë e Hekurit 30 m2 Sh. IX p. Kr

Tomor       Shpella e Ulkonjës Shpell Parahistorike Rreth 100m2 Neoliti i vonë

Çiflik-Salç Te Çuka Varrezë e Hekurit 80 m2 Sh. IX p. Kr

UrëVajgurore Te Gurorja Fosile 20 m2 Kuaternar

 

Theksojmë se, në tabelën e mësipërme janë të evidentuara vetëm një pjesë e qendrave dhe pikave kryesore të rrethit të Beratit, duke mos u futur në rrethin e Kuçovës dhe të Skraparit. Ky fakt duket më së miri në hartën arkeologjike qe po ia shoqërojmë këtij shkrimi ( shih figurën harta arkeologjike e Beratit ).
Kjo tabelë do të bëhet më interesante, do të marri gojë dhe do të flasi nëpërmjet shkrimeve të mëvonëshve. Në këto shkrime, bazë objekteve arkeologjike si dhe dokumenteve të shkruara, do të hidhet dritë që nga thedhësitë e shekujve.

 
strall guri neoliti vone, katundas
 
     
 
shek 9 p.K.
   
 
cekan guri bronxi mesem
 
   
 
Cekan prej guri
 
   
 
shtiza shek 8 p.K.
 
     
  home | drejtori | contact us