Muzeumet Kombetar Berat Muzeu Ikonografik Onufri Muzeu Etnografik Arkeologjia English Shqip
 
   

Qendra e Muzeumet Kombetare Berat - Aktivitete

BERATI DHE TURIZMI

   “ Berati dhe Turizmi “ u realizua nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit në date 15 Dhjetor 2005.

Problematika e evidentuar nga Sezoni Turstik 2005 dhe detyrat që shtrohen për zgjidhje për të pasur një Sezon të mbarëTuristik për vitin 2006.
Por nuk mund të këtë zgjidhje të drejtë të problemeve me një strategji aktuale, që ka shërbyer vetëm si një draft burokratik, e pa përfunduar dhe me një koncept zhvillimi tashme të tejkaluar.
Koncepti i ri i cili plotëson Strategjinë 2002-2012 formulohet:
“ Strategjia për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor “ dhe mbi këtë platformë është bazuar Plani i Veprimit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë i Zhvillimit të Sektorit tëTurizmit në Shqipëri.
Takimet e dyta në po këto qytete do të jenë në muajin Mars dhe takimet e treta në muajin Maj do të raportohet për detyrat e ndërsjellta midis Pushtetit Qendror dhe atij Vendor. Duke qënë se ka një gamë të gjerë të problemeve Ministria e TKRS-ve do të koordinojë punën me të gjitha dikasteret të cilat ndikojnë direkt në mbarëvajtjen e turizmit, si edhe në organizmat e huaja,OJF-te dhe institucionet shkencore.

Paraqitja e tematikës :

Në këndvështrimin e drejtimit të ri strategjik Z. Leskaj u përqendrua kryesisht në Planin konkret të Veprimit dhe disa prej çështjeve të domosdoshme për mbarvajtjen e sezonit siç janë:
Vendosja dhe publikimi në qytet dhe rajon i rrugëve dhe aktiviteteve të rekumanduara për turizmin.
Krijimi i Zyrës së Informacionit Turistik, e cila do të shërbejë për t`u lidhur në mënyrën e duhur me turistët dhe do t`i furnizojë këta me një informacion të plotë dhe të kompletuar turstik.
Përmirësimi i aksesit kulturor në muzeumet e qytetit dhe institucionet e tjera kulturore në drejtim të unifikimit të orareve, plotësimit me informacion shpjegues në favor të toure-ve turistike etj.
Mbështetja rivlerësimi dhe publikimi i ngjarjeve kulturore dhe festivaleve lokale.
Një tjetër domosdoshmëri doli trajnimi i menazherëve për këto aktivitete të cilat kërkojnë ekspertizë menazhimi të sofistikuar.
Trajnimi i profesionistëve dhe personelit të mikpritjes.
Në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, u kërkua restaurimi dhe mirëmbajtja e rrugëve të cilat mundësojë vajtjen e turistëve në monumentet e kulturës.
Vendosja profesionale e sinjalistikës rrugore që tashmë kërkohet jo vetëm për drejtimet në qytet por edhe për monumentet e kulturës dhe zonat natyrore.
Ministri Leskaj përmëndi disa shqetësime të identifikuara nga tour operatorët ndërkombëtarë, autorët e guidave turistike dhe nga ekspertët tanë lokalë që kanë të bëjnë me parandalimin e rreziqeve fizike për vizitorët.
U kërkua fillimi i proçesit të evidentimit dhe liçensimit të njësive akomoduese dhe të agjensive turistike, punë e nisur nga Enti i Turizmit.
Kryetari i Bashkisë Berat,Z.Fadil Nasufi bëri një pasqyrë të zhvillimit të turizmit dhe kërkoi ndihmë në drejtim të fondeve të infrastrukturës dhe të përmirësimit të imazhit dhe të botimeve në drejtim të përmirësimit të imazhit dhe të produktit turistik të qytetit.
Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës,prof.Apollon Baçe, njohës i vjetër dhe studiues i apasionuar i qytetit të Beratit në kumtesën e tij trajtoi probleme të nocioneve të turizmit kulturor,evidentoi vlera të rëndësishme të asambleve dhe monumenteve të kulturës qytetare beratase,si dhe premtoi një punë intensive të institutit që ai drejton dhe të Drejtorisë Rajonale Berat për restaurimin mbi bazën e kritereve të reja dhe hartimin e projekteve të domosdoshme në favor të turizmit për këtë qytet.
Prof.Emin Riza i cili foli për përgatitjen e dosjes për UNESCO.
Drejtori i Kontrollit të Cilësisë dhe Monitorimit në Entin e Turizmit Z.Arben Golemi trajtoi çështjet e kthimit në destinacion turistik të Akropolit të Kalasë së Beratit ,në Pazar Mesjetar dhe të disa shtëpive të asamblit të Mangalemit në njësi akomoduese dhe atraktive.Gjithashtu ai theksoi domosdoshmërinë e ndërhyrjeve të duhura për përmirësimin e pejsazhit muzeal të Qytetit.
Z.Ajet Nallbani-drejtor rajonal të monumenteve të kulturës demostroi dy shëmbuj të kthimit në njësi akomoduese në favor të turizmit familjar të shtëpive muzeale.

Z.Kastriot Dervishi, Drejtor i Muzeumeve Berat , trajtoi temën ‘Rigjallërimi i Prodhimit artizanal në qytetin e Beratit, një projekt në vazhdim ‘ projekt që do të përkrahet edhe nga INTERREG III.
Prefekti i qarkut z.Roland Bejko arriti
të theksonte vlerat turistike të qytetit duke realizuar një paralelizëm midis dy qyteteve muzeale të Gjirokastrës dhe Beratit.

Prof. Dhori Kule foli për realizimin me efektivitet të Buxhetit në favor të zhvillimeve dhe projekteve dhe theksoi rëndesinë e turizmit në zhvillimin ekonomik.
Prof. i assocuar Sazan Guri në temën e tij sensibilizoi edhe një herë ndërgjegjen e qytetarëve për të ringjallëruar Beratin dhe Parqet e tij natyrore.
Kryetari i shoqatës së Agjensive turistike shqiptare Z. Enver Mehmeti trajtoi çështje esenciale për zhvillimin e turizmit.
Z. Besnik Ajazi promovoi DVD-në kushtuar vlerave kulturore dhe historike të qytetit të Beratit.
Në aktivitetet i cili u realizua në Galerinë e Arteve të qytetit “ Edwuard Lear “ morën pjesë përveç përfaqësuesve të Ministrisë, Bashkisë Berat dhe Entit të Turizmit shumë institucione të tjera veçanrisht përfaqsuesit e Shoqatës Hoteliere, Shoqatës dhe Unionit të agjensive turistike, subjekte private që operojnë në fushën e turizmit, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare dhe intelektuale të interesuar për mbarëvajtjen e turizmit.
Aktivitetet e tjera të cilat shoqëruan takimin janë:
a. Mini-Panair i produkteve ushqimore në favor të
turizmit, i souvenireve, gdhëndjeve të drurit,
qëndismave etj.
b. Prezantim I kostumeve popullore beratase.
c. Ekspozitë fotografike me pamje nga
Shqipëria dhe mini-ekspozitë me foto të ikonografisë.
d. Promovimi i librit “ Kuzhina Beratase “. Etj.
e. GEOALB e shoqëroi të gjithë aktivitetin me pamje
ajrore të të gjithë trevës së Beratit si edhe paraqiti foto
nga realizimi i të njëjtit aktivitet në qytetin e Vlorës.

  muzeu berat
turizmi berat
 

 
  home | drejtori | contact us