| |
Qendra
Kombetare e Muzeumeve Berat - Aktivitete
EKSPOARTIZAN
2007
Qyteti
i Beratit, është i njohur si një nga qytetet
kryesore të kulturës dhe traditës
të Shqipërisë. Duke pasur këtë trashgimi
kulturore krijon kushte të favorshme edhe për zhvillimin
e turizmit kulturor. Por ajo që ne kërkojmë ta
rigjallërojmë sot, është infrastruktura
në shërbim të këtij turizmi dhe pikërisht
resurset kulturore, ku bëjnë pjesë edhe prodhimet
artizanale, të cilat kanë qënë pjesë
substanciale e jetës së përditshme, dhe e mënyrës
së jetesës, ka qënë veprimtaria themelore
jetësore e shumë brezave në shumë shekuj.
E
vërteta është se Berati, është qytet
me vlera të garantuara, vlera që po e çojnë
drejt shpalljes pasuri botërore. Kjo situatë ka sjellë
edhe vlerësimin shumë të madh të MTKRS,
e cila për herë të parë ka shpalosur strategjinë
e saj për zhvillimin e turizmit kulturor, dhe Berati si
një qëndër shumë e rëndësishme
e këtij turizmi.
Pak a shumë artizanët në mënyrë sporadike,
kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë
e vazhdimit të traditës, dhe konkretisht në Berat
ka filluar në një fare mënyre të lëvrohen
disa nga këto zanate. Por ajo që është kryesoria
janë të paktë ata që duhet t’ua trashegojnë,
dhe pikërisht mjeshtrit e vjetër.
Në ditën ndërkombëtare të muzeve QKM
Berat (muzeumet Onufri dhe Etnografik) organizuan ekspozitën
dhe panairin e artizanëve të Beratit, të titulluar
Ekspoartizan 2007.

EKSPOARTIZAN
2007, ishte ekspozita në
formën e një panairi me prodhimet e zejtarëve
të
Beratit, kishte për qëllim të shfaqte qartë
tablonë e zhvillimit të zejeve të traditës
në momentin aktual, dhe vënien e tyre në shërbim
të strategjisë së muzeumeve tona si dhe në
shërbim të turizmit.
Ekspoartizan kishte për qëllim të ndihmonte komunitetin
në njohjen e vlerave të mjeshtërve të vjetër
të Beratit, të cilët ushtrojnë aktualisht
këto profesione, si dhe sensibilizimi i mjeshtrave të
brezit të ri.

Në këtë
panair morën pjesë 45 mjeshtër me 306 objekte
të të gjithë profesioneve të vjetër
si: gdhëndje në dru, rrahje në metal,
punime të drurit, gdhëndje në gur, samarxhinj,
kalldrëmxhinj, kovaç, qendistar, punime tezjahu,
ikonograf, argjendar, qirixhinj etj.
Ekspoartizan u organizua në ambientet e galerisë së
arteve “Edward Lear” Berat, nga data 18 maj deri
20 maj.
U organizua edhe një
ekspozitë fotografike me momente nga puna në dyqanet,
studiot, vëndet e punës së arizanëve, si
edhe me prodhime të cilat nuk mund të ekspozoheshin
si: tavane, çesma guri, kalldrëmxhinjt, kollona
guri, etj.
Në bashkëpunim me TV-në lokal “Onufri”
u përgatit edhe një DVD që pasqyronte momentet
e punës së artizanëve beratas.
Po përgatitet harta e vendndodhjes së vendeve të
punës së zejeve më autentike si kovaç,
punues qilimash, kazanxhinj etj, për t’u bërë
të vizitueshëm nga komuniteti dhe operatorët
turistik, të interesuar. Këto janë profesione
në zhdukje e sipër dhe mjaft interesant në shërbim
të turizmit. |
|