| |
|
|
Qendra
e Muzeumet Kombetare Berat - Aktivitete
Ikonat
e muzeut "Onufri" prezantojne Beratin ne UNESCO
Nga data 5-14 shtator 2006 në selinë
qëndrore të UNESCO-s në Paris u organizua për
here të pare, një aktivitet mjaft i rëndësishëm
për qytetin e Beratit, si qytet kandidat për regjistrim
në listen e Trazhgimisë Botërore të UNESCO-s,
Berati si qyteti i vazhdimësisë historike, i tolerances
fetare dhe i diversitetit kulturor
Drejtimi i Delegacionit Shqiptar nga Ministri i Jashtëm
z. Besnik Mustafaj, tregon seriozitetin e Qeverisë Shqiptare
dhe kujdesin e Ministrit te Turizmit Kulturës Rinisë
dhe Sporteve Bujar Leskaj për qytetin e Beratit
Në përbërje të delegacionit ishin Prefekti
Beratit z. Roland Bejko, Kryetari i Bashkisë së Beratit
z. Fadil Nasufi, Ambasadoria e Shqipërisë në
UNESCO zj. Tatjana Gjonaj, Këshilltaria e Presidentit për
Kulturën zj. Tatjana Perlaku, Drejtori i Monumenteve të
Beratit z. Ajet Nallbani, Drejtori i Qëndrës Kombëtare
të Muzeumeve Berat z. Kastriot Dervishi.
Më 5 shtator 2006 delegacioni shqiptar i drejtuar nga Ministri
i Jashtëm z. Besnik Mustafaj u prit në takim në
zyrën e Presidentit të Konferencës së Përgjithshme
të UNESCO-s, Dr. Musa Bin Jaafar Bin Hassan dhe më
pas në takim me Drejtorin e Përgjithshëm të
UNESCO-s, Koichiro Matsuura dhe në ora 18.00 në sfondin
e piktures murale të Pablo Piccasso, z. Matsuura celebroi
ekspozitën me ikona origjnale dhe fotografi nga Berati
duke mbajtur edhe fjalën kryesore në të cilën
u shpreh për vlerat e Beratit, dhe rëdësinë
e regjistrimit në trazhegiminë kulturore të botës.
Ministri Mustafaj në emër të Qeverisë Shqiptare,
theksoi angazhimin e shtetit shqiptar në ruajtjen dhe konservimin
e vlerave të rralla të qytetit të Beratit. Prefekti
i Beratit Bejko, në fjalën e tij vuri theksin në
Në Restorantin e UNESCO-s Ministri i Jashtëm z. Mustafaj
dha një pritje koktejl dhe në sallën qëndrore
në orën 20.00 në prani të 1500 spektatorëve
sopranoja e mirënjohur Shqiptare Inva Mula në një
koncert lirik, ku të gjitha pjesët ishin shqiptare,
dhe kuarteti drejtohej nga violincelisti shqiptar Arben Skënderi.
Me shumë interes u prit ekspozimi i pesë ikonave te
Muzeut Kombëtar “Onufri” dhe fondit te monumenteve
te Beratit
1. Shën Mëria me krishtin shek. XVI Onufri
2. Darka e fundit shek. XVIII anonim
3. Burimi jetëdhënës shek. XVII anonim
4. Shën nikolla shek. XV anonim
5. Strategu shek. XVI Nikolla Onufri ( I biri)
U ekspozuan 40 fotografi nga qyteti i Beratit, peisazhe, monumente
kulti, objekte arkeologjie, etnografia e qytetit, foto të
kodikëve, foto të freskave bizantine etj. Në
përfundim të ekspozitës iu falën disa foto
për mjediset e UNESCO-s, autoriteteve kryesorë, si
dhe libra dhe albume nga Berati. Në emër të delegacionit
shqiptar ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i dhuroi Drejtorit
të Dërgjithshëm z. Matsuura një peisazh
nga Berati të piktorit Kastriot Dervishi për koleksionin
e UNESCO-s. U dhuruan 30 CD me vlerat e Beratit. Në ambientet
e selisë qëndrore të UNESCO-s u vendosën
gjatë 13 ditëve munitorë me DWD nga Berati. Ekspozita
u financua nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë
dhe Sporteve nën kujdesin e Ministrit Bujar Leskaj.
Komiteti i Trazhgimisë Botërore
Komiteti i Trazhgimisë Botërore, i cili do të
marrë vendim në vitin 2007 në Zelandën e
Re, përbëhet nga këto vende:
1. Benini
2. Hollanda
3. India
4. Izraeli
5. Japonia
6. Kanadaja
7. Kenia
8. Kili
9. Republika e Koresë
10. Kuba
11. Kuvajti
12. Lituania
13. Madagaskari
14. Maroku
15. Ishujt Mauricius
16. norvegjia
17. Peruja
18. spanja
19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
20. Tunizia
21. Zelanda e Re
Gjatë mbledhjes së fundit të këtij Komiteti
në Vilnius, Lituani, korrik 2006, President u zgjodh Zelanda
e Re, Zv/Presidentë: Benini, Kuba, Japonia, Norvegja, Maroku
dhe Raportues: Kanadaja.
|